16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet të përfundojnë kampanjat “bajate” se kur të fitojë një parti do e punësoj një mësues në shkollë ose punëtor në ndërmarrje komunale.

Ai ka thënë se deri në fund të vitit rrogat do të arrijnë deri në 700 euro.

Thaçi ka shtuar se rinia nuk mbahet duke u thirrur vetëm në emër të flamurit e idealit.

“Te ne përfundimisht duhet të marrë fund mënyra e kampanjës bajate se vjen partia jem dhe e shtin ni mësues më shumë në shkollë apo e shtin në punë një punëtor në ndërmarrjen komunale. Nuk i zgjidh kjo mënyrë e punës dhe veprimit problemet e kombit tonë. Nuk e përmirëson ekonominë tonë. Ekonominë tonë përfundimisht e përmirëson kjo e para, hapja e negociatave menjëherëme B’’në, dhe në të njëjtën ditë fondet që vine prej BE’së rriten 11 herë ma shumë. Nuk është ma premtim elektoral për partitë shqiptare që do të shtinë dikënd në punë, po premtimi i vërtetë i zgjedhjeve duhet të jetë se rrogat e njerëzve tonë nuk guxon ma të jenë 350 euro, po kismet në fund të vitit mbërrin në 700 euro. Nuk arrijmë ne njerëzit sidomos rininë t’i mbajmë këtu t’u thirrë vetëm në emër të flamurit, të idealit, në emër të gjuhës shqipe, se njerëzit plotësisht kanë të drejta dhe rinia ka të drejtë se kërkojnë edhe jetë më të mirë, mbrojtje të vërtetë sociale, shëndetësore, arsim të vërtetë dhe normalisht nëpërmjet këtij arsimi edhe kulturë të vërtetë sic na takon neve si komb”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit