18 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Osmani: Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia vazhdon t’i mbështesë terroristët që sulmuan Kosovën më 24 shtator, prandaj sipas saj Serbia duhet të mbahet përgjegjëse, raporton EO.

Pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qenësorë, prandaj tha se ky institucion i sigurisë mund të llogarisë Kosovën si partnere të saj.

“Në një kohë jashtëzakonisht sfiduese për sigurinë në përgjithësi, Kosova është një shteg i ri dhe demokratit liria e Kosovës është edhe rezultat i mbështetjes së NATO-s. Në të njëjtën kohë jemi falënderues edhe për ushtarët e NATO-s edhe pse kjo paqe është cenuar dhe vazhdoj që të cenohet nga Serbia. Të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi. Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë Serbi duhet që të mbahet përgjegjëse. Serbia mbete një kërcenim i vazhdueshëm për rajonin. Policia e Kosovës dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër. Republika e Kosovës është partner ku gjithnjë mund të llogarisni”, u shpreh Osmani

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit