Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka komentuar raportimet se emri i tij po përmendet si kandidat i mundshëm për kryetar të partisë.
I pyetur lidhur me këto raportime, Hoxhaj është përgjigjur shkurt:
“Normal, çka po pret”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, gara ende nuk është hapur, dhe se këtë të fundit Hoxhaj thotë se e sheh të shenjtë.
“Nuk është hapur gara në momentin kur Partia Demokratike e Kosovës e hap garën do të flas me ju se unë e shoh atë të shenjtë, që në PDK të ketë demokraci të brendshme dhe njëra prej formave se si në një parti politike të ketë demokraci të brendshme është që të ketë ballafaqime dhe në media”, ka shtuar Hoxhaj.






