16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Osmani: Elizabeth II pati ndikim në mbarë botën

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në funeralin shtetëror në Londër, me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën”, deklaroi osmani, e cila u nënshkrua edhe në librin e zisë.

Duke publikuar fotografi në llogarinë e saj në Facebook, presidentja u shpreh se- “dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë!”.

Në këtë funeral kanë marrë pjesë rreth 2 mijë personalitete nga e mbarë bota.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit