23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

OSBE-ja nesër publikon një raport që tregon se si u trajtua krimi i organizuar e korrupsioni në gjykata

- Advertisement -

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nesër publikon një raport rreth punës së gjykatave në Kosovë se si kanë trajtuar dhe zgjidhur 52 raste të mëdha (670 seanca) të korrupsionit dhe krimit të organizuar të këtyre tri viteve të fundit.

Në këtë ngjarje flasin shefi i Misionit të OSBE-së Michael Davenport, Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ambasadori i BE-së Tomáš Szunyog, Kryetari i Gjykatls Supreme Fejzullah Rexhepi, dhe pjesëmarrës të tjerë të fushës së drejtësisë.

Siç njoftoi OSBE-ja përmes një komunikate për media, raporti do të shpalos rekomandime praktike në asistimin e institucioneve të drejtësisë në adresimin e mangësive në përndjekjen ligjore dhe vendimarrjen gjyqësore në lidhje me rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nesër, 5 qershor, në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë në orën 10 të mëngjesit, do të mbahet eventi i organizuar nga OSBE.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit