28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bideni thotë se Netanyahu mund të jetë duke e zgjatur luftën në Gaza për qëllime politike

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë në një intervistë me revistën “Time” se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të jetë duke e shtyrë përfundimin e luftës në Gaza për arsye politike.

Komentet në intervistën e realizuar më 28 maj, por që u publikua një javë më pas, u bënë pak ditë para se Bideni të jepte hollësi për një propozim për armëpushim në Gaza dhe kur kryeministri izraelit po ballafaqohet me përçarje të thella politike në vendin e tij, raporton agjencia “Reuters”.

Kur u pyet nëse mendon që Netanyahu po e zgjat luftën për arsye të veta politike, Bideni tha: “Ekziston çdo arsye që njerëzit ta tërheqin atë konkluzion.”

Presidenti amerikan, i cili ka bërë thirrje për përfundimin e luftës gati 8-muajshe, gjithashtu tha se është “e paqartë” nëse forcat izraelite kanë kryer krime lufte në Gaza.

Sipas anketave, shumica e izraelitëve e përkrahin luftën, por e fajësojnë Netanyahun për dështimet e sigurisë, kur të armatosurit e Hamasit u futën në komunitete izraelite afër Gazës më 7 tetor dhe do ta kundërshtonin me votë, nëse do të mbaheshin zgjedhjet.

Protestat masive në rrugë janë bërë ngjarje javore, duke tërhequr dhjetëra mijëra njerëz që po kërkojnë nga Qeveria që të bëjë më shumë për ta siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor dhe po i bëjnë thirrje Netanyahut që të largohet nga pushteti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit