Praga vlon nga protestat: Deri në 450 mijë qytetarë kundër qeverisë, frikë për kontrollin politik të mediave

- Advertisement -

Pakënaqësia kishte filluar më herët, me protesta në disa qytete dhe grevën e punonjësve të mediave publike më 3 nëntor.

Protestuesit kanë shprehur shqetësimin se Çekia mund të ndjekë zhvillime të ngjashme me ato në Sllovaki dhe Hungari, ku është kritikuar ndërhyrja politike në media.

Megjithatë, kryeministri Babiš i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Ai ka deklaruar se qeveria nuk synon kontrollimin e mediave publike, por ndryshimin e një sistemi financimi që e konsideron të vjetruar.

Babiš ka theksuar se e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por nuk pajtohet me arsyet e demonstratës.

Pavarësisht pjesëmarrjes masive, ai ka konfirmuar se qeveria do të vazhdojë me planin për heqjen e tarifave ekzistuese.

Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve evropiane.

Komisioneri evropian për Drejtësinë, Michael McGrath, ka theksuar se financimi i mediave publike duhet të jetë transparent, objektiv, i mjaftueshëm dhe i parashikueshëm.

Përtej mediave, protestuesit kanë kundërshtuar edhe politikat e qeverisë në fushën e mbrojtjes dhe kanë kërkuar largimin e disa zyrtarëve.

Demonstrata është zhvilluar në parkun historik Letná, vend ku qytetarët çekë protestuan edhe gjatë Revolucionit të Kadifenjtë më 1989.

Protesta e së dielës vjen vetëm dy ditë përpara 17 nëntorit, përvjetorit të protestave që çuan drejt përmbysjes së regjimit komunist në Çekosllovaki.

Ndërkohë, qeveria mbetet e vendosur ta çojë përpara reformën, pavarësisht kërkesës së protestuesve për tërheqjen e saj.

Qindra mijëra qytetarë kanë mbushur të dielën rrugët e Pragës, duke protestuar kundër planeve të qeverisë çeke për ndryshimin e financimit të mediave publike.

Protesta masive, e zhvilluar më 15 nëntor, ka mbledhur ndërmjet 350 mijë dhe 450 mijë pjesëmarrës, sipas vlerësimeve të organizatorëve.

Nëse konfirmohen këto shifra, demonstrata mund të jetë më e madhja në Çeki që nga rënia e regjimit komunist më 1989.

Në qendër të pakënaqësisë është kryeministri Andrej Babiš dhe plani i qeverisë së tij për reformimin e televizionit dhe radios publike.

Sipas propozimit, financimi i këtyre institucioneve nuk do të bëhej më përmes tarifave që paguajnë qytetarët dhe bizneset.

Në vend të kësaj, televizioni dhe radioja publike do të financoheshin drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit.

Kundërshtarët paralajmërojnë se kjo do t’i bënte mediat më të varura nga pushteti politik, duke rrezikuar pavarësinë e tyre editoriale.

Përveç ndryshimit të mënyrës së financimit, reforma parashikon edhe zvogëlimin e burimeve financiare të transmetuesve publikë me rreth 15 për qind.

Një reduktim i tillë mund të ndikojë në numrin e punonjësve, prodhimin e programeve dhe funksionimin e përgjithshëm të këtyre institucioneve.

Protesta është organizuar nga lëvizja qytetare “Një milion çaste për demokracinë”, e cila ka kërkuar tërheqjen e projektligjit.

Organizatorët kanë kritikuar edhe mënyrën se si shumica qeverisëse po përpiqet ta miratojë reformën në Parlament.

Më 24 tetor, pas një debati gjatë natës, shumica parlamentare çoi përpara projektligjin në orën 04:36 të mëngjesit.

Pikërisht kjo orë është shndërruar në simbol të protestës, të cilën organizatorët e kanë quajtur “Letná kundër 4:36”.

Ata akuzojnë qeverinë se po shtyn përpara ndryshime të rëndësishme pa debat të mjaftueshëm publik dhe parlamentar.

Të ngjashme

Të fundit