0.5 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Osasuna reagon për vdekjen tragjike të mjekut në zhveshtoren e Barcelonës

- Advertisement -

Osasuna ka reaguar në lidhje me vdekjen e doktorit të ekipit të parë të Brcelonës, Carles Minarro Garcia.

Derisa ndeshja ishte planifikuar të luhej në ora 21:00, filluan raportimet e para nga mediat spanjolle se një person kishte ndërruar jetë në zhveshtoren e klubit katalanas.

Osasuna i ka shprehur ngushëllime Barcelonës dhe familjes për vdekjen e doktorit.

Klubi Atletico Osasuna dëshiron t’i përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Dr. Carles Minarro Garcia dhe dëshiron të dërgojë një ngushëllim për të gjithë stafin e FC Barcelona, ​​si dhe për tifozët e saj, në këtë kohë të vështirë. U preftë në paqe”, thuhet në reagimin e Osasunas.

Joan Laporta ende nuk ka dalë me një prononcim, pasi rasti e ka lënë të shokuar.

Lojtarët e Barcelonës dolën në fushë, ndërsa u njoftuan pikërisht nga presidenti për tragjedinë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit