Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe planit evropian.
Abdullahu ka shkruar në rrjete sociale se në këtë temë, duhet të jenë unik në përballje me Serbinë që të mos dëmtohet Kosova. Por, edhe opozitar që të mos dëmtohet demokracia.
“Unik, pra jo të përçarë në përballje me Serbinë që të mos dëmtohet Kosova. Por opozitar kundër Qeverisë që të mos dëmtohet as Kosova as demokracia”, ka shkruar ai në Facebook.