Gjini kritikon Qeverinë: Importi i qumështit është rritur për 1 milion litra në muaj

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti lidhur me qasjen ndaj prodhuesve vendorë, duke theksuar se politikat dhe fushatat e ekzekutivit po e dëmtojnë drejtpërdrejt zinxhirin prodhues në vend.

Gjini ka bërë të ditur se importi i qumështit në Kosovë ka shënuar një rritje prej një milion litrash në muaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë që, sipas tij, vjen si pasojë e goditjes ndaj prodhuesve vendorë.

“Për 1 milion litra në muaj është rritë importi i qumështit. Janë tu u importu ma shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pse ndodh kjo? Për shkak se i ka goditë rëndë prodhuesit vendorë të qumështit. Ka dalë nja 20 herë në konferencë për shtyp për ato tema njëri prej ministrave,” tha Gjini.

Ai theksoi se kjo rënie e prodhimit vendor dhe rritje e importit nuk prek vetëm kompanitë përpunuese, por godet drejtpërdrejt blegtorët dhe fermerët në terren.

“Ato 1 milion litra që i prodhojnë blegtorët tonë, fermerët tonë… se kompanitë tona prej fermerëve e marrin qumështin. Çka po shkojmë një hap më andej në zinxhir? 1 milion litra më pak kanë me i shitë këtë kohë prodhuesit tonë, blegtorët tonë. Tash, qysh mundet me na ndodh neve si shtet që duhet me u goditë dikush i selektuar?”, shtoi ai.

Gjini e krahasoi fushatën institucionale kundër industrisë vendore të qumështit me heshtjen totale të qeverisë ndaj skandalit të fundit me mbi 100 tonë mish të skaduar të importuar nga Brazili, të cilit po i ndërroheshin etiketat e afatit.

Të ngjashme

Të fundit