Gjini zbulon ftesën e Kurtit: Më dërgoi SMS, nuk shoh seriozitet – as qëllim të mirë

- Advertisement -

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka pranuar një mesazh nga kryeministri Albin Kurti, për një takim lidhur me situatën politike në vend.

Gjini tha se mesazhin e ka pranuar para dy-tre ditësh, derisa shprehu dyshime për qëllimin e ftesës.

“E kam marrë një SMS në të cilin është kërkuar me u taku edhe me folë për veprimet strategjike. Para dy-tri ditësh. Zakonisht nuk i flas këto sende, po s’kam qysh mos me i fol, ai vet e ka dërguar SMS-in, nuk shoh fare asnjë seriozitet as qëllim të mirë. Asgjë nuk shoh”, tha Gjini në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Sipas tij, ftesa e Kurtit mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të arritur deri te fajësimi.

“Vetëm është lojë për me mbërri deri te fajësimi”.

Gjini u shpreh se Aleanca nuk mund të fajësohet për situatën aktuale politike, pasi nuk është në pozitë për të përcaktuar nëse vendi shkon në zgjedhje.

“Aleancën nuk mundet me u fajësu për shkak se në këtë fazë, paradoksalisht, ne nuk jemi ata që as i shpallim zgjedhjet, as e ndalim shpalljen e zgjedhjeve. Ne kishim dashur me qenë krejt ndryshe, edhe ka me qenë ndryshe shumë shpejt, por në këtë moment nuk mundet me u fajësu Aleanca”, tha Gjini.

Të ngjashme

Të fundit