23.7 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Oltion Bilalli me vetëdije të plotë, po normalizohet gjendja e futbollistit të Gjilanit

- Advertisement -

Lajme të mira vijnë nga SC Gjilani.

Gjendja e futbollistit të këtij ekipi, Oltion Bilalli, po normalizohet gradualisht.

Burime brenda klubit gjilanas njoftojnë se sot futbollistit kosovar i është kthyer vetëdija e plotë dhe se ai i ka njohur ata që i kishte afër, duke shfaqur stabilitet.

Bilalli u lëndua në xhiron e fundit pas një dueli në ajër me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli duke përfunduar në tokë pa ndjenja, për t’u transferuar më pas me autoambulancë në spitalin e Gjilanit e prej aty në QKUK në Prishtinë.

Nën përkujdesjen intensive të mjekëve, futbollisti kosovar fatmirësisht ia doli mbanë dhe e përballoi me sukses gjakderdhjen e brendshme që e kishte në kokë.

Atij i uruan shërim të shpejtë futbollistët, por edhe sportistët në përgjithësi, klubet dhe figurat e njohura në Kosovë.

Shpresojmë që sa më shpejt Bilalli ta marrë veten dhe në një të ardhme të afër t’i kthehet edhe futbollit, pasionit të tij të madh.

Të ngjashme

Të fundit