Gjykata Speciale ka dënuar dje me 81 vjet burgim krerët e UÇK-së.
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se edhe Jack Smith nuk do ishte kaq mizor.
Ai tha se Jack Smith në fillim të procesit iu kishte thënë diplomatëve të BE-së se Hashim Thaçi do të dënohet.
“As nuk e ka mendu që trupi gjykues do shkel mbi gjitha normat edhe ligjore e njerëzore, do shkel mbi dëshmitë, do shkel mbi SHBA-të, parimet demokratike dhe do krijojë një precedent që Perëndimi kurrë nuk e ka njoftë, dhe po e njeh për herë të parë”.
“Jack Smith ende pa nis procesi gjyqësor ju ka thënë diplomatëve të BE-së mos shpresoni në rikthimin politik të Hashim Thaçit se ai ka me u dënu”, ka thënë ai në Pressing.






