Isak Musliu, ish-komandant Çerçizi, në Rubikon të Klan Kosova tha se aktgjykimi i së mërkurës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i përdori vetëm rrethanat lehtësuese të pasluftës.
Mes tyre, ishte themelimi i Gjykatës Speciale, dorëzimin e atyre burrave, familjen, vitet, kurse e drejta e tyre ishte t’i marrin rrethanat lehtësuese gjatë luftës.
“Rrethanat lehtësuese gjatë luftës ishin ato se kush ishin ata, cilat ishin pozicionet e tyre, cilat ishin mundësitë e tyre, dhe këtu do të lidheshin mundësitë për të kontrolluar pikë për pikë e individ për individi, njësi për njësi, në tërë territorin e Kosovës, nuk ka pasur jo vetëm Hashim Thaçi, por edhe ai tjetri që ka qenë një katun ma andej. Ka qenë shumë problem, dhe unë mendoj që kjo do të duhej të ishte baza e marrjes së vendimit”, deklaroi Musliu.
Tutje, ai tha se nga Drenica e deri në zonën e Nerodimes, UÇK-ja i ka pasur në fillim vetëm dy radiolidhje.
“E si ke pasur mundësi të kontaktosh njësitin, personin e caktuar në ato rrethana?”, u shpreh më tej ish-komandant Çerçizi.
Ai tha se edhe lëvizjet ishin të kufiuziara, sepse lëvizjet duheshin bërë në këmbë, dhe shtoi se shpreson që në ankesë, “në shkallën e dytë, duhet të jetë si bazë kryesore rrethanat lehtësuese”.
Sipas Musliut, vendimi i djeshëm është shumë i dëmshëm për kombin shqiptar.






