16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Olluri: Kurtit s’po i frikësohet askush, edhe deputetët e tij po i dalin kundër

- Advertisement -

Gazetari dhe analisti, Parim Olluri, ka reaguar për çështjen e mos ekzekutimit të pagave për muajin shtator për grevistët.

Përmes një postimi në Facebook, Olluri ka thënë se ndalimi i pagave për mësuesit nuk është çështje e interpretimeve ligjore, shkruan lajmi.net.

“Është çështje e poshtërsisë. Është veprim brutal i Kurtit që ka për qëllim frikësimin e njerëzve. Por, e mira është s’po i frikësohet askush”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur edhe faktin që disa deputetë të partisë në pushtet kanë dalë kundër vendimit të Qeverisë.

“Edhe deputetët e pushtetit po i dalin kundër këtij akti makabër”, ka përfunduar Olluri.

Kujtojmë se vendimi i Qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për grevistët ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit