Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për mungesën e tij në “Marshin e Lirisë”, që u mbajt të shtunën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj ka thënë se ka protestuar për lirimin e tij, dhe ka përkrahur aktivitete për lirimin e të burgosurve shqiptarë, ndërsa ka kritikuar Kurtin për mungesën në marsh.
“Kam protestuar me dhjetëra herë për lirimin tënd. Kam përkrahur greva dhe dhjetëra aktivitete për të burgosurit shqiptarë, ndërsa ju, edhe tani që jeni të lirë, nuk gjetët kurajë të ishit dje me popullin në shesh, në mbrojtje të asaj lufte që ti kurrë nuk e pranove.
Të kuptoj që në luftë mund të kesh qenë frikacak, por nuk të kuptova dje: nga çfarë pate frikë, zoti Kurti?
Unë besoj se ti dhe klubi yt e dini shumë mirë pse munguat dje”, ka shkruar Kadrijaj.






