19.4 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

“Nuk kanë mësuar asgjë’’, Kryeziu: VV-ja me vetëdije po cenon besimin dhe legjitimitetin që ia dha publiku

- Advertisement -

Ismet Kryeziu nga KDI, ka komentuar situatën aktuale të ngërçit të krijuar në Kuvend, duke akuzuar Vetëvendosjen se po cenon besimin dhe legjitimitetin që ia ka dhënë publiku.

Ai ka deklaruar edhe se, përdorimi i pozitës për përfitime personale apo partiake, edhe kur nuk provohet ligjërisht, ndjehet nga qytetarët.

”Shoqëria shpesh gjykon me norma që herë janë më të larta se ligji, e herë sanksionojnë edhe sjellje që ligji nuk i parasheh fare. Në politikë dhe në jetën publike nuk mjafton të jesh “jo fajtor”; duhet të jesh i besueshëm. Përdorimi i pozitës për përfitime personale apo partiake, edhe kur nuk provohet ligjërisht, ndjehet nga qytetarët.Koritja e një lideri apo subjekti politik nuk vjen vetëm për shkelje ligjore, ajo prek integritetin, reputacionin, besueshmërinë dhe legjitimitetin moral.
Në këtë fazë të zhvillimeve për konstituimin e Kuvendit, Vetëvendosje me vetëdije po e cenon besimin dhe legjitimitetin që ia dha publiku. Të njëjtën rrugë e kanë ndjekur edhe parti e liderë të tjerë më parë, e u ndëshkuan jo nga shkeljet ligjore, por nga qytetarët. Dhe siç po duket, këta nuk kanë mësuar asgjë nga ajo që shoqëria e ka treguar, se në momentin e duhur, vlerësimi bëhet dhe mbi standardet shoqërore, jo vetëm mbi ligjin”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit