Nuk i ndahen luksit: Pas Kurtit në Greqi edhe ministri në detyrë, Maqedonci pushon në hotel me 5 yje, ky në Shqipëri

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje, sidomos kreu i saj Albin Kurti, sa ishin në opozitë e activist qytetarë, tërë kohën kanë avokuar për jetë të thjesht, modeste dhe kundër pushtetarëve që nuk jetojnë në realitetin e popullit por që sipas tyre, shfrenoheshin në lluks.

Kur po bëhen më shumë se 6 vite në pushtet, vet Kurti është parë secilin vet në bregdetin e Greqisë, me pretekstin e një simpoziumi, ku nuk ishte asnjë lider tjetër. Asnjë kryeministër, asnjë president, madje as ministra. Aty qëndronte Kurti me bashkëshorten dhe disa ish-politikan e folës të tjerë.

“Lluksit” nuk ia lënë mangu as ministrat në detyrë të tij. Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci është parë duke pushuar në hotel me 5 yje në njërin nga resorted e njohura për redaksinë, i cili ndodhet në Shqipëri.

Lexues të Nacionales, kanë dërguar video e fotografi të Maqedoncit tek sa shijon hotelin luksoz, me pesë yje.

Nuk dihet nëse pas përfundimit të luksit, anëtarët e partisë Vetëvendosje e ata të Qeverisë Kurti, do t’i kthehen tregimeve për varfëri dhe njësim me qytetarët, apo kanë ndryshuar mendje.

Të ngjashme

Të fundit