Kapiteni i Real Madridit, Fede Valverde, ka folur pas fitores 2-1 ndaj Ferencvarosit, duke ndarë përshtypjet e tij për trajnerin Jose Mourinho dhe bashkëlojtarin e ri, Bernardo Silva.
“AS” publikoi deklaratat e Valverdes, i cili tha, nuk e prisja që trajneri Jose Mourinho të ishte kështu, gjatë ditëve që kam kaluar me të.
“Ndonjëherë është i ashpër, por mendoj se pikërisht kështu mund të zhvillohesh. Më pëlqen mënyra se si sillet me ne dhe me mua personalisht”, u shpreh ai.
Valverde pati fjalë të mira edhe për Bernardo Silvan, duke thënë se portugezi është integruar shumë mirë në skuadër.
“Është një lojtar i mrekullueshëm, të cilin gjithmonë e kam admiruar kur ishte kundërshtar, ndërsa sot kemi mundësinë ta kemi me vete”, deklaroi ai.
I pyetur për Rodrin dhe zgjedhjen e tij për Barcelonën, Valverde u përgjigj shkurt: “Unë flas për veten time dhe fokusohem vetëm te klubi dhe shokët e mi të skuadrës”.
Në fund, kapiteni madrilen theksoi se skuadra po përmirësohet gradualisht dhe se dëshiron të mësojë sa më shumë nga Mourinho.
“Mbaj një përgjegjësi të madhe duke veshur shiritin e kapitenit. Përpiqem që çdo lojtar në dhomën e zhveshjes të jetë i lumtur, të ndihet rehat dhe të ketë energji pozitive”, përfundoi Valverde.






