10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

‘N’shpinë temen po dojnë me bo emën’: Martin Berishaj flet si Unikkatili

- Advertisement -

Megjithëse i paqartë në të folurën e tij, ambasadori Martin Berishaj ka thënë se mediat po bëjnë spekulime ndaj tij.


Ai i tha Periskopit se ‘njerëzit po dojnë me bë emër në emrin e tij’, duke na kujtuar një këngë të famshme të yllit kosovar të hip-hopit, zotëri Unikkatil.

“Dua të them që këto spekulime që janë ba, i hudhi poshtë dhe ato kanë vetëm një qëllim, qëllimi kryesor i tyne ashtë të denigrohet personaliteti im, imazhi i Kosovës dhe të ndërprehen dhe të bahen cështje që nuk i ka hije dhe të futen marrëdhëniet e shkëlqyeshme të shtetit kroat, shtetit të Sllovenisë dhe njerëzit me ba emër në emër të tjetërkujt”, thotë Berishaj, duke na lënë të hapura shumë pyetje si:

-Pse mediat duhet të bëjnë emër në emër të një ambasadori?

-Pse një skandal i raportuar në media, do t’i prishte marrëdhëniet mes Kosovës – Kroacisë dhe Sllovenisë.

Si dhe shumë pyetje të tjera që mbeten pa përgjigje rreth kësaj deklarate.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit