7.3 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Noizy reagon për rivalitetin e shumëpërfolur me Unikkatilin: Nuk kemi pasur kurrë probleme

- Advertisement -

Reperi i famshëm, Noizy është përfolur gjithmonë për konfliktet e tij mes kolegëve. Këtë herë i ftuar në “1KL”, ai ka folur edhe për marrëdhënien me liderin e TBA-së, Unikkatilin.

Noizy ka sqaruar se nuk ka pasur kurrë probleme mes tyre, por është diçka e krijuar mes fansash.

“Unë realisht nuk kam pasur asnjë problem me të. Njerëzit që e kanë nxitur këtë janë fansa. As ai nuk ka pasur problem, e as unë s’kam pasur kurrë problem me të”, u shpreh reperi.

Më tej, ai shtoi: “Asnjë lloj problemi, zero. S’kemi pasur ndonjëherë problem mesa e di”.

Kujtojmë që më 14 gusht, Noizy do të mbajë një super koncert në Tiranë, ku të ftuar do të jenë shumë këngëtarë të njohur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit