19.2 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Bashkëshortja apo ish-bashkëshortja e Ledrit? Sara Hoxha flet për raportin me reperin, Dua Lipën, të bijën dhe gjithçka tjetër!

- Advertisement -

.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e djeshme, Sara Hoxha, nuk ka hezituar t’i përgjigjet pyetjeve “të pafajshme” nga fëmijët dhe atyre jo edhe aq të pafajshme nga Alketa Vejsiu, teksa influencerja ka folur për marrëdhënien e aq shumë përfolur me Ledrin, detaje nga jeta personale, karriera dhe sigurisht, edhe për vajzën, Poem.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që fituesja e “DWTS1” flet për marrëdhënien me reperin, teksa më parë është shprehur se të dy janë duke marrë kohën e tyre për të vendosur ku do të shkojë lidhja, megjithatë, teksa Alketa e ka pyetur nëse duhet t’i referohet si bashkëshortja apo ish-bashkëshortja e Ledri Vulës, ajo tha:

“Alketa: Bashkëshortja e Ledri Vulës apo ish-bashkëshortja?

Sara: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës…

Alketa: Je shoqja e tij apo partnerja?

Sara: Po, partnerja.

Alketa: Bravo. Përgjigje, inteligjente.”

Sigurisht, duke ju referuar vetes si partnerja e Ledrit, mund të tregojë shumë, ndërsa nga ana tjetër, dicka që tërhoqi vëmendjen e fëmijëve në program, ishte një tatuazh në dorën e Sarës, që dukej sikur po i nënshtrohet procesit të fshirjes. Arsyeja përse tërhoqi vëmendjen është pasi tatuazhi kishte një gërmë “L”, por nuk është për atë që mendoni. Në lidhje me tatuazhin, Sara tha:

“Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë.  Sepse ka qenë një tatuazh që unë e kam bërë kur isha 17 vjeç, ka qenë një “L” që e kam bërë për mamin dhe babin. Kam qenë shumë e re, dhe sot që jam 31 vjeç…”

Ndërkohë, Sara është pyetur edhe për raportin e saj me Dua Lipën, duke qenë se janë shfaqur jo rrallë herë bashkë në evente apo festa të ndryshme, por sic e dini, Dua ka pasur vite më parë një raport me Ledrin dhe për këtë arsye, marrëdhënie mes cifti dhe artistes së famshme ka qenë gjithnjë në vëmendje. Në lidhje me Duan, influencerja tha:

“Jam fanse e Dua Lipës, nuk mund të them që e kam shoqe, e kam pak fare mikeshë ndoshta. Aq sa mund të takohemi ndonjëherë rastësisht, ose jo rastësisht, e përqafojmë njëra-tjetrën, ndonjëherë edhe festojmë së bashku..”

Sara nuk mund të mos fliste edhe për vajzën e saj, Poem, me të cilën ka një marrëdhënie mjaft të bukur, që ne mund ta shohim gati cdo ditë në Instagram-in e saj, ndërsa në “Piter Pan”, ndër të tjera, ajo u pyet edhe për origjinën e emrin të së bijës, teksa në fakt për të parën herë tregoi:

“Sara: Poem Blu do të bëhet çfarëdo ajo ka qejf të bëhet kur të rritet.

Nëse ka talent për të kënduar unë do e mbështes, e ka në gen, nëqoftëse e ka të trashëguar të shohim. Por çfarëdo ajo të ketë qejf do e mbështes.

Alketa: Pse ja keni vënë vajzës emrin, Poem Blu sepse është një emër shumë i veçantë. A ka ndonjë fëmijë në regjistrin e emrave që quhet Poem, a e keni bërë kontroll?

Sara: Jo, në fakt nuk e kam bërë. Ka Poema shumë, por vetëm Poem pa “a” në fund s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Mua ma kanë sugjeruar në Instagram si emër më ka pëlqyer shumë, ndërsa Blu kumbara e Poit, ja ka vënë emrin e dytë..”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit