8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Bëni kujdes! Një bandë hajdutësh elektronikë po zbraz llogaritë bankare, kjo qendron i gjithë sekreti

- Advertisement -

Një bandë e madhe “hajdutësh elektronikë”, me qendër në Athinë dhe që hyn në të gjitha bankat me llogari “false” është duke goditur emra të njohur në Greqi, si biznesmenë, personazhe publike apo edhe qytetarë të pasur.

Grupi kriminal është kthyer në shqetësim të madh për policinë lokale, të cilët kanë nisur “gjuetinë” ndaj tyre. Deri më tani vlerësohet se përmes aksesit ilegal në llogaritë e mijëra personave, ata kanë mundur të vjedhin rreth 5 milion euro.

Goditja më e fundit e këtij grupi kanë qenë dy vëllezër biznesmenë nga Kreta, të cilëve u kanë marrë rreth 192 mijë euro përmes 12 transfertave në llogaritë e tyre bankare.

Policia është duke punuar për rekuperimin e paravë të vjedhura, por deri më tani asgjë. Metoda e re e zbrazjes së llogarive bankare në thelb përdor aplikacionin “e-ëallet” dhe kërkon pëlqimin e pronarit, raporton abcnews.al.

Kjo bëhet duke pretenduar se dikush është duke transferuar para në llogarinë tuaj bankare, të cilët më herët ua kishin marrë borxh. Nga ana tjetër, hajdutët elektronike bëjnë transfertat nga llogaria juaj në llogaritë e tyre, por për të konfirmuar këtë duhet një kod PIN. Pastaj ata telefonojnë “viktimat” duke u thënë se për të kaluar paratë në llogarinë e tyre, si kthim borxhi, duhet që t’u japin kodin PIN që u ka shkuar në celular.

“Loja” mbaron pasi pronari i llogarisë i jep mashtruesve kodin PIN me pretendimin se bëhet fjalë për një person që ka marrë borxh dhe do t’ua kthejë. Në këtë moment, konfirmohet transferta dhe paratë kanë “fluturuar”.

Kjo është edhe metoda e përdorur ndaj një kryebashkiaku sëfundmi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit