25.1 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

“Njohja në qendër e jo në fund” – VV nuk i bindet korrigjimit të Skënder Hysenit

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje citon Departamentin Amerikan të Shtetit dhe thotë se po përsëritet qëndrimi për dialogun me Serbinë, me njohjen “në qendër e jo në fund”. Nuk dihet nëse VV po bëjnë lojë fjalësh, por sipas Skënder Hysenit, kjo është një gabim i një “nxënësi të dobët në anglisht”, pasi përkthimi i saktë duhet të jetë “marrëveshje e përqendëruar në njohje reciproke” e jo “njohje në qendër”.

Pas takimit të mbrëmshëm mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, Departmenti amerikan i Shtetit doli me një komunikatë, të cilin e interpretoi LVV-ja sot në Facebook.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

“Në qendër pra e jo në fund. Në qendër të marrëveshjes njohja reciproke e jo asociacioni. Në qendër njohja e jo kompromisi. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka mbajtur këtë qëndrim që më pas u përkrah edhe nga presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Tash, për herë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi”, thotë postimi i LVV-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit