16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Presidenti i Kinës: S’do ta harrojmë kurrë bombardimin e ambasadës tonë në Beograd nga NATO

- Advertisement -

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë Serbinë sot dhe nesër. Para mbërritjes së tij në Beograd, Xi me anë të një letre të publikuar nga gazeta serbe Politica dënoi sulmet e NATO-s në ambasadën kineze në Serbi në vitin 1999. Ndërkohë qytetarët në Beograd thanë se vizita e presidentit kinez në Serbi është shumë e rëndësishme për shtetin e tyre.

Beogradi është mbuluar nga flamujt kinezë teksa vendi pret vizitën e shumëpritur të presidentit të Kinës Xi Jinping.

Ky i fundit para se të mbërrijë në Serbi me anë të një letre të publikuar në gazetën serbe Politica dënoi bombardimet e NATO-s në Ambasadën Kineze në Beograd 25 vjet më parë.

Xi tha se Kina nuk do të lejojë që historia e tillë tragjike të përsëritet.

“Njëzet e pesë vjet më parë sot, NATO bombardoi në mënyrë flagrante Ambasadën Kineze në Jugosllavi, duke vrarë tre gazetarë kinezë. Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë. Populli kinez e vlerëson paqen, por ne kurrë nuk do të lejojmë që historia e tillë tragjike të përsëritet”, ka thënë ai, përcjell Tëvë 1.

Gjatë vizitës së tij në Serbi, Xi i pritet të vizitojë vendin e ish-ambasadës në përvjetorin dhe të bëjë nderimet e tij për viktimat e bombardimeve.

Zyrtarët e NATO-s thanë në atë kohë se ambasada u godit gabimisht gjatë një ndërhyrjeje ushtarake të krijuar për të mbrojtur shumicën etnike shqiptare të Kosovës nga masakrimi nga forcat e Sllobodan Millosheviçit.

Ndërkohë qytetarët e Beogradit të martën u shprehën të entuziazmuar për vizitën e liderit kinez, ndërsa e cilësuan si shumë të rëndësishme për vendin e tyre.

Serbia do të jetë ndalesa e dytë në udhëtimin e Xi në Evropë, e para në pesë vjet.

Ai kaloi dy ditë në Francë dhe do të udhëtojë për në Hungari për pjesën e fundit të udhëtimit.

Xi vizitoi Serbinë për herë të parë në vitin 2016, kur u nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe, duke përfshirë Deklaratën për Partneritetin Strategjik, duke reflektuar përpjekjen e Kinës për të rritur praninë e saj në Ballkan dhe më gjerësisht në Evropë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit