19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kryesia e LDK-së, Qeverisë: Degradim i marrëdhënieve me aleatë, investimin në përçarjen e shqiptarëve në rajon

- Advertisement -

Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë mbledhje është kritikuar Qeveria Kurti, për degardim të marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtar.

Më tej, në njoftim janë përmendur edhe raportet e fundit ndërkombëtare që siç thotë LDK-ja, “konstatojnë korrupsionin e lartë të kësaj Qeverie, ndërhyrjet në institucionet e gjyqësorit, sulmet ndaj medieve dhe gazetarëve dhe një varg shkeljesh e dështimesh.

LDK është shprehur e shqetësuar për ndërhyrjen e Kurti në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellur me shqetësim investimin institucional të Republikës së Kosovës në përçarjen e shqiptarëve në rajon. LDK riafirmon qëndrimin e saj për bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare duke besuar në kapacitetet e tyre dhe duke mos ndërhyrë në çështjet e tyre politike apo ndërpartiake.” – thuhet ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë.

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon mobilizimin e të gjitha strukturave dhe anëtarësisë së saj në vend dhe Mërgatë. Takimet dhe aktivitetet tona po vazhdojnë degë më degë e lagje më lagje duke takuar dhe diskutuar me secilin qytetar rreth programit tonë politik ‘Rruga e Re’ i cili ofron zgjidhje për hallet e përditshme të tyre.

Lidhja Demokratike shpreh keqardhje që kjo Qeveri, me mospunën e saj ka degraduar marrëdhëniet e vendit tonë me partnerët tanë ndërkombëtar. LDK pret nga Këshilli i Evropës që të njeh të gjitha të arriturat demokratike të Kosovës që nga para shpalljes së Pavarësisë dhe të anëtarësojë Kosovën në Këshill.

Fatkeqësisht, raportet e institucioneve prestigjioze si Departamenti i Shtetit Amerikan, Freedom House dhe të tjerë konstatojnë korrupsionin e lartë të kësaj Qeverie, ndërhyrjet në institucionet e gjyqësorit, sulmet ndaj medieve dhe gazetarëve dhe një varg shkeljesh e dështimesh të cilat LDK i ka ngritur me kohë në Kuvendin e Kosovës duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës të ndalë popullizmin dhe të kultivojë e avancojë marrëdhëniet ndërkombëtare të ndërtuara me shumë zell ndër vite.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellur me shqetësim investimin institucional të Republikës së Kosovës në përçarjen e shqiptarëve në rajon. LDK riafirmon qëndrimin e saj për bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare duke besuar në kapacitetet e tyre dhe duke mos ndërhyrë në çështjet e tyre politike apo ndërpartiake.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit