28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Një vit “Marshi për Drejtësi”, Krasniqi: Ballafaqimi i dinjitetshëm i çlirimtarëve tanë me drejtësinë po vazhdon edhe sot

- Advertisement -

Një vit më parë, mijëra qytetarë nga të gjitha trojet marshuaj në Marshin për Drejtësi – në mbështetje të heronjve tanë të luftës dhe paqes, shkruan Scanner.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar këtë ditë përmes rrjetit Facebook, duke kujtuar çlirimtarët që po gjykohen në Hagë.

“Sot një vit – dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës, nga të gjitha qytetet e fshatrat, zbarkuan në sheshin e Prishtinës për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi – në mbështetje të heronjve tanë të luftës dhe paqes”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot një vit – dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës, nga të gjitha qytetet e fshatrat, zbarkuan në sheshin e Prishtinës për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi – në mbështetje të heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Ballafaqimi i dinjitetshëm i çlirimtarëve tanë me drejtësinë, për pastërinë e luftës tonë për liri, po vazhdon edhe sot. Tashmë po bëhen rreth tri vite e gjysmë nga fillimi i këtij procesi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, po bëjnë atë që kanë bërë më së miri gjatë gjithë jetës – mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht rrethanave dhe çmimit personal.

Besa, nuk ka se si të jetë ndryshe për këta burra, të cilët, përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç çlirimit e pavarësisë, s’kanë pasur tjetër projekt rezervë.

Një herë patriot – gjithmonë patriot.

Deri në ditën e madhe të lirisë së tyre – jemi me ta dhe krah tyre në çdo hap.

Drejtësia do të triumfojë – ashtu siç edhe dielli do të lind përsëri! 🙏

https://www.facebook.com/share/p/uyRm4tpkV47TRABs/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit