17 C
New York
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

Një tjetër “yll” drejt Arabisë Saudite, ish-nënkampioni i botës gati të kalojë tek Al-Shabab

- Advertisement -

“Fantazisti” kroat, Ivan Rakitic është “ylli” i radhës që do të braktisë futbollin europian për milionat e arabëve. Mesfushori është me “valixhe në duar” dhe po përgatitet t’i japë lamtumirën “Andaluzianëve” të Sevilla, për t’u transferuar në Saudi Pro League te klubi i Al-Shabab.

Nënkampioni i botës me Kroacinë, në vitin 2018 do të përfitojë një pagë të majme në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al-Shabab, që i ka garantuar plot 20 milionë euro në vit, ku përfshihen edhe bonuset e ndryshme.

Në këtë formë, 35-vjeçari e kishte të pamundur të refuzonte dhe së shpejti do të nisë aventurën e re në Arabi, aty ku do të gjejë të tjerë yje europianë si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane, Aymeric Laporte, Kalidou Koulibaly apo Riyad Mahrez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit