22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Një shqiptar i vë flakën vetes pas vendimit për dëbim nga Italia

- Advertisement -

Një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes pasi shteti i Italisë mori vendim për ta dëbuar nga vendi, raporton “RaiNews”.

Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite në rrethinën e Milanos.

Burri i vuri flakën vetes duke lyer veten me alkool para syve të gruas së tij. Ai ka pësuar djegie në mbi 70 për qind të trupit, por është jashtë rrezikut për jetën pasi u shpëtua nga kalimtarët në rrugë.

Shqiptari ishte prej një kohe të gjatë në Itali dhe punonte si kamerier. Është i martuar me një shtetase rumune.

Policia po përpiqet ta konfirmojë se akti ekstrem u ndërmor shkaku i vendimit për dëbim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit