Shukri Buja: Bashkëluftëtarët tanë kanë nevojë për mbështetjen tonë, jo për t’ua vështirësuar betejën

- Advertisement -

Shukri Buja, një nga komandantët e UÇK-së, ka reaguar lidhur me debatin e fundit publik për vrasjet në Kosovë, veçanërisht ato të periudhës së pasluftës, duke ngritur pikëpyetje për kohën dhe qëllimin e zhvillimit të këtij debati, raporton Scanner.

Buja vlerëson se këto diskutime po zhvillohen në një periudhë të ndjeshme, kur mbrojtja e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së po përgatitet për sfidimin e akuzave në Hagë, përfshirë pretendimin për një të ashtuquajtur “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”.

Ai shtron pyetjen se kujt i shërben ky debat, nga kush nxitet dhe pse po zhvillohet pikërisht në këtë kohë.

Në mesazhin e tij, Buja u bën thirrje qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve që të jenë mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
“Sot bashkëluftëtarët tanë kanë nevojë për mbështetjen tonë. Le të jemi krah tyre, jo barrë mbi supet e tyre, sepse nëse nuk mund t’i ndihmojmë, të paktën të mos ua vështirësojmë betejën!”, ka shkruar Buja.

Reagimi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë!

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një debati të gjerë në studio televizive, në rrjete sociale dhe në hapësira të ndryshme publike lidhur me vrasjet, veçanërisht ato të periudhës së pasluftës në Kosovë.
Ky debat po zhvillohet pikërisht në një kohë tejet të ndjeshme, kur mbrojtja e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së po përgatitet për sfidimin e akuzave dhe të pretendimit për një të ashtuquajtur “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”.

Natyrshëm, lindin shumë pyetje dhe dilema:

Kujt po i shërben ky debat? Nga kush po nxitet? Pse pikërisht tani? Dhe çfarë synohet të arrihet përmes këtyre deklaratave dhe përplasjeve publike?

Sot bashkëluftëtarët tanë kanë nevojë për mbështetjen tonë. Le të jemi krah tyre, jo barrë mbi supet e tyre, sepse nëse nuk mund t’i ndihmojmë, të paktën të mos ua vështirësojmë betejën!

Të ngjashme

Të fundit