Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën pasdite në fshatin Muhovc të Ferizajt.
Policia ka bërë të ditur për Dukagjinin, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe në të është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.
“Sipas informatave fillestare, në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet e trafikut kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.






