Shkruan: Ramiz Kelmendi
I. INVESTIMI NË MAQEDONINË E VERIUT
Ambasadori i shtetit maqedonas shprehu interes dhe bëri ftesë që Grupi ELKOS të investojë në një supermarket në qytetet e Maqedonisë së Veriut, duke përzgjedhur fillimisht Shtipin (i banuar kryesisht me qytetarë maqedonas) dhe Gostivarin (i banuar me shumicë shqiptare).
-U ofruan lehtësira të konsiderueshme në taksat ndërtimore.
-U rregullua hapësira dhe u gjelbërua tërësisht ambienti.
-Objekti përfundoi në kohë rekord dhe u bë hapja solemne, ku morën pjesë kryetari i komunës dhe shumë qytetarë maqedonas, përfitues të shërbimeve dhe çmimeve të favorshme në treg.
-Pas inaugurimit të objektit, kryetari i komunës m’u drejtua me këto fjalë:
“Shkupi dhe shteti maqedonas fituan një objekt të mrekullueshëm, i cili ka zbukuruar arkitekturën e qytetit. Ju, si kompani investive, ju uroj fitime dhe suksese të përjetshme. Por ta dini se edhe shteti maqedonas fitoi këtë objekt të mrekullueshëm, që për fat të mirë nuk mund ta bartni në Kosovë.”
Le të theksojmë se qytetarët shqiptarë ishin në angazhim të vazhdueshëm për të qenë të barabartë me qytetarët maqedonas.
-Unë edhe sot vazhdoj të kem të hyra nga ky investim dhe vazhdoj të zgjerohem në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.
INVESTITORËT E FUQISHËM
Investitorë të fuqishëm vijnë nga vende si Amerika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli, Katari dhe shtete të tjera, pa pasur ndikim në sistemin juridik të shtetit.
Kush përfiton nga këto investime, të cilat duhet të jenë sa më masive që bregdeti shqiptar të jetë më i zhvilluar dhe më konkurrues se bregdetet e tjera?
Ashtu si qytetarët ëndërrojnë të vizitojnë Dubain, le të bëhet edhe Shqipëria një destinacion që të tjerët ëndërrojnë ta vizitojnë.
Fermerët me kapacitete prodhuese do të kenë treg të sigurt për produktet e tyre: limonë, portokaj, mandarina, domate, shalqi e shumë produkte të tjera.
Shqipëria mund të përfitojë nga 30 milionë turistë në vit. Kam bërë me kujdes llogaritjet e përfitimeve numerike.
Prodhuesit e lëngjeve, qumështit, kosit, djathit, pijeve alkoolike dhe birrave do t’i kenë këta 30 milionë turistë konsumatorë të produkteve të tyre.
Funksionalizimi i Aeroportit të Vlorës.
Aktivizimi i shumë kompanive të transportit dhe guidave turistike.
Kthimi i shumë shqiptarëve që sot punojnë në kuzhinat dhe sektorët e shërbimit në vendet e rajonit.
Ka edhe shumë përfitime të tjera që është e vështirë t’i përshkruaj të gjitha.
DËMET QË MUND TË SHKAKTOHEN NGA REFUZIMI – EDHE NËSE AI ËSHTË I DREJTË
-Investitorët e fuqishëm mund të tremben dhe të tërhiqen për një kohë të gjatë.
-Humbet besimi nëse liderët e sotëm apo të nesërm kanë autoritet dhe besueshmëri për të bërë ftesa e premtime për investime.
-Kjo mund të ndikojë që shumë qytetarë të vazhdojnë të mbeten të detyruar të punojnë në vendet e rajonit.
-Unë gjithmonë kam kërkuar që investitorët e huaj të na bëjnë më të përgjegjshëm, më profesionalë dhe më të kujdesshëm ndaj punëtorëve tanë.
-Investitorët e huaj ndikojnë në rritjen e pagave, duke rritur konkurrencën e brendshme dhe duke tërhequr fuqinë punëtore që sot kontribuon në ekonomitë dhe turizmin e vendeve të tjera.
-Qytetarët gjithmonë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, por jo gjithmonë ia qëllojnë zgjidhjes më të mirë. Megjithatë, si përfitimet ashtu edhe pasojat e vendimeve të marra do t’i bartin vetë mbi supet e tyre dhe të brezave që do të vijnë.
RK






