Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur para hyrjes në mbledhje të Kryesisë së partisë. E pyetur për ngjarjet e fundit në LDK dhe për një iniciativë për shkarkimin e Abdixhikut, ajo ka thënë se qëndrimet e saj do t’i bëjë publike në diskutimin brenda partisë.
“Qëndrimet e mia do t’i shpreh brenda partisë, ndërkaq lidhur me çfarëdo vendimi eventual për të cilin është mbledhur Kryesia, shumica do të votojë dhe do të bëhet i ditur vendimi i shumicës”, ka thënë ajo.
“Mendimet e mia personale janë të vlefshme për aq sa i kontribuojnë diskutimit brenda”, ka shtuar Kica-Xhelili.






