Ngatërrohet Dehari, i jep përparësi Listës Serbe, harron LDK-në

- Advertisement -

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një ngatërresë nga kryesuesi Avni Dehari.

Teksa ftonte subjektet politike që të propozonin nga një anëtar për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve, Dehari nuk e përmendi Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), por pas Vetëvendosjes ftoi drejtpërdrejt Listën Serbe.

Pas reagimeve në sallë, ai e korrigjoi gabimin dhe ftoi edhe LDK-në që të propozojë përfaqësuesin e saj në komision.

Anëtarë të këtij komisioni do të jenë Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, Përparim Gruda nga PDK, Besian Mustafa nga LDK, si dhe përfaqësues nga AAK-Nisma dhe Lista Serbe.

Ky komision ka për detyrë verifikimin e mandateve të deputetëve, procedurë që i paraprin konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit