Modric mirëpret Gonçalo Ramosin te Milani: Më pëlqente te PSG, është sulmues i shkëlqyer

- Advertisement -

Mesfushori kroat Luka Modric ka vlerësuar transferimin e Gonçalo Ramosit, duke shprehur besimin se sulmuesi portugez do të ketë sukses në aventurën e tij të re.

“Më pëlqente te PSG dhe është një sulmues i shkëlqyer. Shpresoj që ta vazhdojë momentumin pozitiv”, u shpreh Modric.

Veterani kroat kujtoi edhe një episod të hidhur që lidhet me Ramosin, duke e komentuar me humor.

“Së fundmi pata një përvojë jo të mirë me të, pasi ai shënoi golin që eliminoi Kroacinë nga Kupa e Botës”, tha Modric me një buzëqeshje.

Të ngjashme

Të fundit