“Asociacioni është ide e Serbisë”, tha me 29 shtator kryeministri Albin Kurti Në një intervistë për gazetën zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung”.
Por, tash Kurti e ka pranuar këtë ide të Serbisë dhe po e quan “model evropian i Asociacionit”.
Ai u shpreh i gatshëm që idenë e Serbisë ta nënshkruaj në Bruksel pa kërkuar njohje “de jure” në këmbim.
Njeriu që dikur “Zajednicën” e quante “kanceri i Kosovës” tash po ngulmon që ta nënshkruaj./Demokracia/