19.2 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Nga 5 maji kosovarët pa viza në Izrael, por kur ishte ratifikuar marrëveshja mes dyja

- Advertisement -

Nga 5 maji, kosovarët do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza drejt shtetit të Izraelit.

Njoftimi u bë gjatë ditës nga ambasadorja e këtij vendi Tamar Ziv, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, para udhëtimit, të gjithë shtetasit e Kosovës do të duhet të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim), një proces i domosdoshëm për të hyrë në këtë shtet.

” Duke filluar nga data 5 maj 2025, vizitorët nga Kosova që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë Shtetin e Izraelit për qëllime turistike, do të përfshihen në listën izraelite të vendeve të përjashtuara nga viza”.

“Para se të udhëtojnë drejt Izraelit, të gjithë shtetasit e Kosovës janë të detyruar të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim) për të hyrë në Shtetin e Izraelit.Të gjithë shtetasit e Kosovës që planifikojnë të vizitojnë Izraelin duhet të aplikojnë për ETA-IL të paktën 72 orë para mbërritjes. Një ETA-IL e miratuar tregon se ju lejohet të udhëtoni në Izrael dhe të qëndroni deri në 90 ditë për çdo vizitë”.

“Të gjithë udhëtarët drejt Izraelit duhet të kenë një vizë të vlefshme ose një miratim ETA-IL përpara se të nisin udhëtimin e tyre. Marrja e një ETA-IL është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, nëse i plotëson kushtet”, shkruan Ziv në një postim të bërë në platformën X.

 

Të ngjashme

Të fundit