Netanyahu minimizon përçarjet me Trumpin për Iranin: Jemi të vendosur në të njëjtin qëllim

- Advertisement -

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu minimizoi çdo përçarje me presidentin e ShBA-së, Donald Trump mbi Iranin dhe tha se të dy udhëheqësit janë “të vendosur në të njëjtin qëllim”.

Në një intervistë për FoxNews, Netanyahu tha se nuk beson se ka një “përçarje” midis dy udhëheqësve.

“Ai bën atë që është e mirë për Amerikën. Unë jam udhëheqësi i Izraelit dhe bëj atë që është e mirë për Izraelin. 99 përqind të kohës, ne biem dakord”, tha Netanyahu.

“Por si në çdo familje, në çdo miqësi të ngushtë, ndonjëherë ka dallime mendimesh dhe ne i diskutojmë ato hapur, mund t’ju them, me një frymë të lirë, dhe zakonisht i zgjidhim edhe ato”

Netanyahu u shprej gjithashtu se se të dy ndajnë të njëjtin qëllim për një Iran pa armë bërthamore, raporton CNN.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që të kemi një qëllim të përbashkët. Dhe kjo do të thotë që Irani nuk mund të ketë armë bërthamore ose kapacitet për të prodhuar armë bërthamore”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit