Nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi do të zbatohet vetëm në autoudhë, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime.

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Të ngjashme

Të fundit