“Nëse shkohet në zgjedhje do ketë përplasje të ashpër”, Hamza: Mendoj ndryshe nga Kurti, duhet fushatë me programe, kulturë e civilizim

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cilit tha se nëse shkohet në zgjedhje “do të ketë përplasje të ashpër”.

Hamza tha se mendon ndryshe nëse shkohet në zgjedhje duhet të konkurrohet me programe, kulturë dhe civilizim.

“PDK-ja gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë transparente, komunikatave dhe e përkushtuar me i dhënë vendit zgjidhje, me pas ligjin në kohë të duhur dhe me u ul seriozisht e me bisedu për mundësinë me pas vendi Presidenti”.

“Do të shkojmë zgjedhje me përplasje të ashpër, nëse duhet me shku zgjedhje, duhet me shku zgjedhje me programe konkurruese dhe ekipe të mira dhe me kulturë e civlizim të lartë demokratik. Nuk du me pa përplasje të panevojshme dhe polarizim ekstrem të skenës politike në Kosovë”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme

Të fundit