Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi u është bashkuar protestuesve në sheshin e Prishtinës.

Ai ka thënë se ka dalë në protestë jo si pjesë e LDK-së, e as partive tjera, por për UÇK-në, të cilën e ka vlerësuar si vlerën më të madhe sublime të kombit shqiptar.

“Sot unë nuk kam ardhur as për PDK-në, as për LDK-në, e as për Aleancën. Unë sot këtu kam ardhur për UÇK-në, si vlera më e madhe e jona. Ne po flasim për një vlerë sublime, vlerën më sublime të kombit shqiptar.”, ka thënë ai në një prononcim për Klan Kosovën.

Ai ka thënë se zgjidhja ideale do të ishte gjetja e një konsensusi ndërmjet partive për çështjen e presidentit, por ka thënë se mbi çdo çështje tjetër në këtë moment është mbrojtja e UÇK-së.

“Ka një nismë juridike që ajo me një strategji pas këtij ligji, bëhet një strategji kombëtare për këtë punë. Këtu ka strategji politike partiake.  Në qoftë se nuk e bëjnë këtë, atëherë duhet me mendu ata përfaqësues të kujt janë. Sot e kanë fjalën e fundit përfaqësues të popullit, nëse janë përfaqësues të popullit. Unë mendoj që peshorja e LDK-së ka qenë e vogël. Është dashur me pa këtë situatë me një peshore tjetër. Kjo është peshorja më e madhe që ka pas Kosova.”, ka thënë Kuçi.

Të ngjashme

Të fundit