Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet e tij rreth zgjedhjes së presidentit, duke thënë se deklaratat e tij të fundit bien ndesh me argumentet që kishte përdorur më herët për të kundërshtuar kandidatura partiake.
I ftuar në “Debat Plus”, Mehmetaj tha se Kosova sot është pa president pikërisht për shkak të qëndrimit të mëhershëm të Kurtit se presidenti nuk duhet të jetë pjesë e një partie politike apo e polemikave të përditshme.
“Populli i Kosovës nuk është i gatshëm sasinë destruktive që Albin Kurti mundet me prodhu – ne si qytetarë që operojmë racionalisht nuk e di a jemi të gatshëm me e përbi gjithë destruktivitetin që mund të prodhojë Kurti. Arsyeja pse na s’kemi president sot është se Albin Kurti na e pat sqaru që Presidenti nuk bën me qenë partiak bile jo patë thënë se presidenti nuk duhet me qenë pjesë as e polemikave të përditshme – a është arsyeja pse prej Vetëvendosjes është refuzu Vjosa Osmani. Arsyeja pse sot jemi pa president është shpjegimi i VV-së dhe Kurtit që nuk duhet me qenë person partiak për këtë arsye pati thënë se nuk bënë Vjosa Osmani. Sot doli e tha se bën Glauk Konjufca, qysh është e mundur që presoni që për muaj të tërë na ka tregu qysh nuk duhet me qenë partiak sot është ai që thotë se bën me qenë partiak”, u shpreh Mehmetaj.
Mehmetaj e vuri theksin te ndryshimi i qëndrimit të Kurtit, duke ngritur pikëpyetje se si Konjufca mund të konsiderohet i përshtatshëm për postin e presidentit, nëse kriteri i mëhershëm ishte që presidenti të mos ishte figurë partiake.






