Hamza për Feride Rushitin: “Është fort Vetëvendosje”

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar përmendjen e Feride Rushitit nga kryeministri Albin Kurti si një prej emrave të mundshëm për presidente, në kuadër të ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Hamza tha se Rushiti është kandidate politike dhe e konsideroi atë pjesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë mendoj që, është. Nuk e di a ka librezë. Po, mendoj që është fort Vetëvendosje. Edhe nuk e di a e foli brezin. Është Vetëvendosje. A është në propozim bashkë me neve. Çdo propozim që e bëj unë, pa marrëveshje, është veç propozim i yni”, tha Hamza.

Ai theksoi se nuk dëshiron që çështja e zgjedhjes së presidentit të shndërrohet në pazare politike, duke përsëritur se PDK-ja ka emrat e saj për këtë pozitë.

“Shiko, prapë po e them: jemi në kohët e fundit, edhe nuk dëshiroj këto me shndërru në pazare politike këtë çështje kaq të rëndësishme. Po Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar, vazhdon me deklaruar, e thashë edhe në konferencën paraprake, që kemi emra të denjë që munden me kry punën e presidentit”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit