Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar jo serioze ofertën e re të kryeministrit Albin Kurti për zgjidhjen e ngërçit politik, duke akuzuar se çështja e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara po përdoret për të arritur qëllime politike.
Hamza ka thënë se çështja e Dhomave të Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së, por sipas tij lidhet me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.
“Ko çka për shohim dhe çka po dëgjojmë, nuk është aspak serioze për vendin, për temat, për të cilat po bisedojmë. Këtë temë po tentohet me u shndërru në pazaret e minutave të fundit, e kam thënë edhe po e ripërsëris: çështja e ligjit për dhomat e specializuara, nuk është temë nuk është çështje që i takon veç Partisë Demokratike të Kosovës. Po flasim për historinë, për të tashmen për të ardhmen e vendit tonë. Po flasim për luftën e drejtë, të popullit të Kosovës të zhvilluar përmes ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Po flasim për viktimat qe i takojnë Kosovës, që janë të Kosovës. Ushtria çlirimtare e Kosovës ka pjestra në të gjitha partitë politike. Dhe qëllimi i kësaj teme është: si ta përdorim ligjin thjesht, direkt, për shantazh për me mbërri qëllimin politik. Cili është qëllimi politik? Që me pas një president politik dhe me i përmbyll me thënë masen 100% kapjen e institucioneve të shtetit. Unë vazhdimisht kam qenë takim. Kemi biseduar. Sa ka seriozitet në këtë punë? Kur veç sot, kur ju po na përcillni, që 3-4 herë ka qëndrime të ndryshme”, tha ai.






