14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Nënshkruhet Memorandumi ndërmjet Qeverisë dhe Federatës së Xhudos

- Advertisement -

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Xhudos, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit.

Sipas tyre, ky bashkëpunim ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve.

Njoftimi i plotë:

Nga sot me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Xhudos, po i japim jetë konceptit të integrimit të arteve marciale në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky koncept që është në linjë me programin ‘’Kosova, shtet i xhudos’’ do të filloj së zbatuari gjatë këtij viti si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik, ndërsa ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësojmë ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundështarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve, pasi programi është ambicioz, me synimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të marr pjesë në garat botërore multidisiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake.

Përmes këtij programi përveç investimit në përgatitjen e oficerëve dhe ushtarëve, ne po vlerësojmë edhe profesionalizmin e xhudistëve tanë duke i angazhuar në institucionet tona të sigurisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit