Kandidati i PDK nga diaspora, Shaip Kadriaj, me numër 57, vjen nga komuna e Suharekës, nga fshati Krushicë e Epërme, ndërsa vendbanimi i tij është në Prizren.
Ai rrjedh nga një familje me traditë të thellë kombëtare dhe atdhetare, një familje që i është përgjigjur thirrjes së Atdheut në momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Në luftën e fundit, familja e tij u rreshtua familjarisht në shërbim të çështjes kombëtare.
Me bindjen se nuk duhet pyetur “Çfarë ka bërë shteti për ne?”, por “Çfarë mund të bëjmë ne për Atdheun tonë?”, kjo frymë e ka shoqëruar Shaipin gjatë gjithë jetës së tij.
Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve: një vajze dhe dy djemve.
Si djalë i ri, në vitin 2007 emigroi në Cyrih të Zvicrës. Falë përkushtimit, punës dhe vullnetit të madh, u integrua shpejt në jetën shoqërore dhe profesionale. Në vitin 2009 themeloi kompaninë e tij në fushën e ndërtimit, të cilën e udhëheq edhe sot. Me kalimin e viteve, ai u afirmua si një biznesmen i suksesshëm dhe i respektuar në Zürich.
Angazhimi i Shaip Kadriajt në politikë filloi në vitin 2020, i nxitur nga rrethi i tij shoqëror dhe dëshira për të kontribuar në organizimin politik të mërgatës shqiptare.
Kur u mor vendimi për riorganizimin e PDK-së në mërgatë, Shaipi ishte ndër organizatorët kryesorë dhe kontribuuesit më aktivë në ndërtimin dhe fuqizimin e degës. Përkushtimi dhe puna e tij u vlerësuan, dhe në vitin 2021 u zgjodh Kryetar i Nëndegës së PDK-së në Zürich, pozitë të cilën e mban edhe sot.
Pas formimit të Degës së PDK-së në Zvicër në vitin 2022, Shaip Kadriaj u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Degës së PDK-së në Zvicër, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë edhe sot me përkushtim të lartë.
Përveç angazhimeve politike në degën e Zvicrës, Shaipi ka qenë ndër organizatorët e protestave të zhvilluara në Evropë në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.
Me propozim të Nëndegës dhe me miratimin e Degës së PDK-së, Shaip Kadriaj është kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryesia dhe udhëheqja e partisë, duke vlerësuar punën, angazhimin dhe kontributin e tij, e kanë renditur në listë me numrin 57.
Shaip Kadriaj – Nr. 57
Në shërbim të Atdheut, mërgatës dhe qytetarëve






