Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U17, Arbnor Morina, ka vazhduar procesin e seleksionimit të futbollistëve të gjeneratës 2010, në kuadër të planit vjetor për ndërtimin e ekipit konkurrues për të ardhmen.
Këto seleksionime po zhvillohen me qëllim të identifikimit dhe vlerësimit të talenteve të rinj, si nga klubet vendore ashtu edhe nga diaspora, derisa stafi teknik po monitoron nga afër potencialin e
futbollistëve.
Procesi i seleksionimit do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me synimin që në Kombëtaren U17 të përfshihen lojtarët më premtues të kësaj grupmoshe.






