“Partitë s’kanë çka shpikin më”, Mushkolaj për fushatën zgjedhore

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se fushata zgjedhore, e cila zyrtarisht ka nisur sot për zgjedhjet e ardhshme, nuk pritet të sjellë ndonjë risi në diskursin politik, pasi sipas tij partitë politike tashmë i kanë shteruar mesazhet e tyre gjatë muajve të fundit.

Duke folur në Debat Plus, Mushkolaj tha se në praktikë fushata ka nisur shumë më herët dhe se ajo që po ndodh tani është vetëm formalizim ligjor.

Ai shtoi se partitë politike nuk kanë shumë hapësirë për të sjellë ide të reja apo premtime të reja gjatë kësaj periudhe, pasi shumica e mesazheve, sipas tij, janë artikuluar më herët.

“Gati që dy vjet s’janë ndal asnjëherë. Tash për arsyeje ligjore dhe të KPM-së sa i përket mediave vizuele natyrisht se zyrtarisht ka filluar sot fushata. Po s’di cili ka me qenë dallimi me atë që e kemi dëgjuar deri tash. Domethënë se di çka kanë më thënë diçka të re prej atyre që i kemi dëgjuar. S’di çka kemi me dëgju edhe prej premtimeve që i kanë dhënë për zgjedhjet e dhjetorit. Në një farë formë bashkëndjej me partitë politike, se s’kanë çka me shpik për katër muaj ditë me na thënë çka s’na kanë thënë deri tash”, ka thënë Mushkolaj.

Të ngjashme

Të fundit