Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se ai po tenton të sigurojë protagonizëm historik përmes iniciativave të reja si themelimi i xhandarmërisë.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Çitaku deklaroi se Kurti “e ka një problem të madh” siç tha ajo me vendin e tij në histori.
“Albin Kurti e ka një problem të madh, ai ka problem me vendin e tij në histori. E pashë edhe sot kur e publikoi vendimin për themelimin e xhandarmërisë. Kosova ka polici, bile jemi mburr shumë me Policinë e Kosovës. Kosova ka ushtri, edhe me Ushtrinë e Kosovës jemi mburr shumë, por këto institucione nuk i ka krijuar ai”, tha mes tjerash Çitaku.
Sipas Çitakut, Kurti “po do gjurmë në histori”.
“S’ka nevojë me shpik diçka të re. A ta shpallim pavarësinë edhe njëherë, si me ia bo që me rehatu ambicien e Albin Kurtit për protagonizëm historik”, u shpreh ajo.






