Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mbajë sot, në orën 13:00, seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy personave të arrestuar në rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës”.
Seanca mbahet pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.






